Futboll La Liga Sport

GJEN ZËVENDËSUESIN E ISCOS/ Perez gati të ofrojë 70 milionë euro për yllin e Dortmundit

Florentino Perez, po përgatit një ofertë të çmendur për të përforcuar Real Madrid. Teksa largimi i Isco-s dhe Marco Asensio-s është pothuajse i sigurt, tashmë zëvendësuesi është gjetur: Jadon Sancho.

Anglezi u transferua sezonin e kaluar te Borussia Dortmund vetëm për 8 milionë euro nga Manchester City dhe ka shpërthyer në sezonin aktual, duke u kthyer në një element thelbësor për trajnerin Lucien Favre.

Sulmuesi 18-vjeçar, në fakt, është një nga përgjegjësit e periudhës fantastike që po kalon Dortmund, që kryeson në Bundesligë dhe është kualifikuar në 1/8-at e Champions League.

Shpejtësia dhe driblimet e tij kanë mahnitur Florentino-n, i cili po përgatit ofertën për lojtarin, që nga shumë ekspertë konsiderohet si e ardhmja e Anglisë. Edhe pse në moshë të re, Sancho ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 23 ndeshje.

Real Madrid ka marrëdhënie shumë të mira me Borussia-n, që do të kërkojnë gjithsesi një shumë të çmendur për diamantin e saj. Perez beson se 70 milionë euro do të mjaftojnë për të bindur klubin verdhezi dhe për të “djegur” konkurrencën e klubeve të tjerë që janë në ndjekje të Sancho-s.

Ideja dhe shpresa e Real Madrid është që anglezi të bëhet pasardhësi i Cristiano Ronaldo-s në të ardhmen.

Related posts

NUK MORI DOT DECLAN RICE/ Manchester City ofron 105 milionë euro për yllin e Barcelonës

F.autor

ROMA MERR LAJMIN E KEQ/ Dëmtohet dhe mbetet 2 muaj jashtë titullari… (FOTO)

Delo.autor

Morata drejt rikthimit te Juve, drekon me Paraticin

Sadik.Autor

Leave a Comment