Futboll Seria A Sport

Milanit ndryshon pistë për sulmin, tashmë projekton futbollistin e Sasuolos

Milan bëri mbi 200 milionë euro shpenzime në merkaton verore. Por kjo nuk i ka mjaftuar skuadrës kuq e zi që të rikthehet në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë janë në garë për të siguruar një vend që i dërgon në Ligën e Evropës edicionin e ardhshëm.

Gjithashtu skuadra e udhëhequr nga Gennaro Gattuso po mendon të përforcohet për edicionin e ri. Mediat italiane kanë zbuluar edhe objektivin kryesor të Rossonerëve për fazën e sulmit.Sulmuesi italian i Sassuolos Matteo Politano i prinë listës së dëshirave të Milanit. 24-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Sassuolos ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

Sassuolo për ta lënë të lirë yllin e tyre po kërkon së paku 35 milionë euro. Por për ta transferuar në San Siro sulmuesin e talentuar, Milan duhet ta mposhtë konkurrencën e Romës, Napolit, Interit dhe Juventusit.

Related posts

GJITHMONË DHE MË LARG INTERIT/ Icardi: Gjithçka mund të ndodhë në një familje, por nuk…

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH ME ÇIFTIN? Shtyhet martesa e Çiljetës dhe Albanit, këngëtarja heq partnerin nga “Instagrami”

F.autor

U TËRHOQ NGA FUTBOLLI/ Basha nuk fsheh ambiciet për të ardhmen: Synoj të marr drejtimin e Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment