Futboll Premier League Sport

60 VJETORI I TRAGJEDISË SË MUNICHUT/ Momenti i përçarjes fatale mes Mourinhos dhe Man United

Mbase ky ka qenë momenti i përçarjes fatale mes Jose Mourinho-s dhe hierarkisë së Manchester United.

Pas dy viteve e gjysmë në Old Trafford, klubi ka shkarkuar trajnerin portugez pas startit të tmerrshëm në Premier League.

Teksa rezultatet e këqija në fushë kanë kontribuar për rënien e tij, Mourinho gjithashtu raportohet të ketë zemëruar drejtuesit e klubit gjatë ceremonisë përkujtimore të tragjedisë së Munich-ut.

Më 6 shkurt të vitit 2018 ishte 60-vjetori i tragjedisë më të madhe të historisë së klubit, ku avioni me lojtarët dhe stafin e Manchester United është rrëzuar duke marrë jetën e 23 personave, duke përfshirë tetë lojtarë të United dhe tre pjesëtarë të stafit.

Mourinho ishte pjesëmarrës në përkujtimoren e zhvilluar në Old Trafford dhe ishte veshur me atlete dhe bluze me kapuç të zeza nën kostumin e tij.

Sipas Times, veteranët e United janë tmerruar nga paraqitja e tij e zakonshme në një eveniment të tillë, gjithsesi askush nuk kishte këllqet për t’i thënë diçka.

Related posts

“AI NUK DO TË…”/ E ardhmja e Sadikut, Levante merr vendimin për sulmuesin

F.autor

Everton ndal Chelsean, Arsenal dhe Liverpool gati të përfitojnë

Q.Autor

PËSOI KOLAPS NË FUSHË/ Partizani tregon gjendjen e Saliu Sembene

F.autor

Leave a Comment