Futboll Seria A

Spalletti: Nëse Santon më kërkon falje, nuk e hedh më në fushë

Luciano Spalletti nuk është shfaqur tërësisht i kënaqur pas barazimit 1-1 me Romën, por ka vlerësuar si pozitive lojën e skuadrës së tij.

Trajneri i Interit ka komentuar edhe gabimin e Santon në rastin e golit të verdhekuqve, duke e cilësuar si diçka normale që mund t’i ndodhë kujtdo.

A ju ka kërkuar falje Santon?

Nuk ka arsye për ta bërë këtë. Nëse më kërkon falje, nuk e hedh më në fushë. Të flasësh nga divani është ndryshe nga ajo që ndodh në fushën e lojës. Këto janë gabime që i ndodhin kujtdo, por Santon është një djalosh që stërvitet në mënyrën e duhur.

I Zhgënjyer me rezultatin?

Mund të them se meritonim diçka më shumë, për mënyrën se si u zhvillua loja, pasi kishim mundësi të shënonim shumë më tepër se 1 gol, ndërsa Handanoviç ishte spektator sot. Gjithsesi, për të fituar një ndeshje, përveç shumë aspektesh, duhet të kesh edhe fatin.

A mendoni se skuadra vuan në ndërtimin e aksioneve?

Në fakt sot arritëm të krijojmë disa raste dhe vuajtëm më tepër në finalizim. Është e vërtetë që jemi disi të ngadaltë dhe nuk arrijmë të shfrytëzojmë si duhet kundërsulmet, por sot mendoj se e menaxhuam mirë sfidën.

Related posts

TRUPI MUSKULOZ I RONALDOS “TRONDIT” RRJETIN/ FOTO e fundit merr miliona LIKE nga ndjekësit

Delo.autor

JAVIER MASCHERANI FITON GARËN ME SYLVINHON/ Prezantohet zyrtarisht te Inter Miami

F.autor

LIVE/ Liverpool-Porto, Keita e Firmino nderojnë “Të Kuqtë” në pjesën e parë

Delo.autor

Leave a Comment