Futboll La Liga

(FOTO) Coutinho zhvillon stërvitjen e parë me bashkëlojtarët e tij te Barcelona

Ylli brazilian, Philippe Coutinho ka zhvilluar seancën e tij të parë stërvitore me bashkëlojtarët e tij të rinj te klubi i Barcelonës.

Coutinho u transferua në javën e parë të vitit 2018 te Barcelona nga Liverpooli për një shifër të raportuar prej 160 milionë eurove.

Por, braziliani vuan nga një lëndim i lehtë në muskuj dhe është penalizuar në stërvitjet e tij me bashkëlojtarët.

Megjithatë, ka ardhur edhe stërvitja e parë e Coutinhos me bashkëlojtarët e tij të rinj te Barcelona.

Është vet faqja zyrtare e klubit katalunas që ka njoftuar për stërvitjen e parë të Coutinhos, i cili shihej i lumtur në krah të bashkëlojtarëve të rinj.

“Mirë se vjen! E madhe të shohësh Coutinhon teksa stërvitet sot me bashkëlojtarët e tij të ri te Barça! Forca Barça”, shkruan në postimin e faqes zyrtare të klubit Blaugrana.

Ndryshe, në konferencën për shtyp trajneri Ernesto Valverde ka thënë që klubi shpreson që Coutinho të debutoj javën e ardhshme me Barcelonën.

Debutimi i tij mendohet të vijë gjatë të enjtes në ndeshjen kthyese të Copa del Rey që Barcelona e luan në Camp Nou ndaj Espanyolit.

Related posts

E BUJSHME/ Ish-lojtari i Barcelonës pranë transferimit te Real Madrid për 70 milion Euro

Isa.Autor

Milani fillon përgatitjet, Gattuso flet për ndryshimin e pronësisë

Isa.Autor

Marcello Lippi: Allegri mund të bëhet Ferguson i Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment