Futboll La Liga Sport

U MAHNIT NGA BALE/ Solari bën ndyshimin e madh në mesfushë për…

Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari, ka mbetur i befasuar nga paraqitja e bërë nga Gareth Bale, i cili ishte autori i tre golave në fitoren 3-1 të arritur në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube kundër japonezëve të Kashima Antlers.

“Bale bëri gjithçka”, ka thënë argjentinasi. “Ai i shkatërroi ata. Golat, lëvizjet, paraqitja në fushë. Me këtë paraqitje ka treguar se kush është dhe atë që është në gjendje të bëjë. Jemi shumë të lumtur për të dhe shpresojmë që të luajë kështu edhe në ndeshjen e ardhshme”.

“Tani do të kërkojmë të përsërisim të njëjtën paraqitje të shtunën dhe, pavarësisht se ne përpiqemi t’i ndihmojmë lojtarët, janë ata përgjegjësit për gëzimet që na japin. Edhe pse e dimë se nuk do të shënojmë tre gola në çdo ndeshje, shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë”, ka shtuar Solari.

Trajneri i Real do të duhet të marrë një vendim në mesfushë për finalen, duke parë se Casemiro është kthyer nga dëmtimi dhe është aktivizuar në pjesën e dytë. Marcos Llorente, në fakt, ka luajtur shumë mirë në mungesë të tij.

“Marcos ka luajtur shumë mirë. Është shumë e lehtë të flasësh për këtë, por shumë e vështirë për të vendosur. Casemiro duhet të luajë për të rikuperuar formën”, ka përfunduar Solari.

Related posts

U BLE NGA ARSENAL PËR 80 MILIONË EURO/ Shikoni si i turpëron Pepe shokët e ekipit në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

Milan me sytë tek Morata por ka frikë nga Bonucci, Suso dhe Donnarumma

Isa.Autor

E BUJSHME/ Mbërrin në Itali delegacioni, bind Balotellin të firmosë tek…

Delo.autor

Leave a Comment