Gossip

NIS PUSHIMET PARA SKUADRËS/ Ja si po i shijon Neymar festat e krishtëlindjeve… (FOTO)

Sipas informacioneve të francezes ‘L’Équipe”, Neymar tashmë po shijon festat e hershme të Krishtlindjes. Braziliani nuk do të luajë më me PSG deri në vitin e ardhshëm, pasi klubi e liroi atë, pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezda. Pra, njeriu që kushtoi 222 milionë euro për kryeqytetasit francezë, është me familjen e tij, në Brazil.

Tuchel ka preferuar ta lërë pushim Neymar, pas shqetësimeve muskulare që ka pasur në javët e fundit. Sipas gazetës franceze, Neymar nuk do të luajë kundër Nantes, në ndeshjen e të shtunës, në Ligue 1. Shkuarja më herët se të tjerët me pushime tregon qartë se ai është udhëheqësi autentik i parizienëve.

Pas ndeshjes së kësaj fundjave, lojtarët e PSG do të jenë zyrtarisht me pushime deri më 2 janar. Megjithëse ndeshjen e parë të vitit 2019, Tuchel dhe të tijtë e kanë më 6 janar, në Kupën e Francës, kundër modestëve të Pontivy, nuk përjashtohet mundësia që Neymar t’i zgjasë pushimet e tij, që do të thotë gati një muaj pa luajtur.

Related posts

MBAPPE DI TË “SHËNOJË” EDHE JASHTË FUSHAVE/ Ja kush është bukuroshja italiane që i ka fituar zemrën (FOTO)

Delo.autor

BAST I ÇMENDUR/ Tifozi i gatshëm për çdo gjë: Po shënoi Riberi, do ha…

Isa.Autor

“SEKSBOMBA” SHFAQET PROVOKUESE/ Ish-e dashura serbe e Neymar “TËRBON” sërish fansat (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment