Boks

RIKTHEHET PAS 5 VITESH/ Gustafsson: Këtu mbyllet mbretëria e Jones, është duel…

Alexander Gustafsson ka pritur 5 vjet për këtë ditë, për t’u përballur sërish me Jon Jones dhe për t’u hakmarrë për humbjen e pësuar në eventin UFC-165. Më 29 dhjetor do të zhvillohet eventi UFC-232, që ka si duel kryesor sfidën për titullin kampion bote në peshën “light heavyweight” mes Gustafsson dhe Jones. “Kam 5 vjet që stërvitem vetëm për këtë ditë, për këtë duel, për këtë njeri”, tha kampioni suedez i arteve marciale mikse.

“Ka qenë një pritje e gjatë, kam ëndërruar gjithnjë për këtë duel. Jam stërvitur çdo ditë duke menduar këtë duel. Në çdo duel jam stërvitur duke menduar këtë moment dhe tani jam gati. Është ky njeri aty përballë meje që do të më shohë sërish në sy. Unë e di shumë mirë që do ta mposht këtë herë. Është dueli i ëndrrave, që do t’i vërë fund një herë e përgjithnjë emrin të Jon Jones. Jam përgatitur jo për 5, por për 10 raunde”, tha Gustafsson.

Related posts

MEDALJE NË BOTËROR/ Rrëfehet boksieri Alban Beqiri: Ja si i heshta serbët

Delo.autor

Dana White: Revanshi McGregor-Mayweather, idiotësia më e madhe që kam dëgjuar

Sadik.Autor

Joshua: Mjaft me llafe, Wilder dhe Fury dua t’i kem përballë në ring

Sadik.Autor

Leave a Comment