Futboll Premier League Sport

“ARMIQTË” PO LARGOHEN BASHKË/ Mourinho iku edhe Pogba “NË FIJE TË PERIT”

Prej muajsh ishte çështje thuajse e përjavshme, Mourinho e Pogba ishin kthyer në armiq dhe para pak ditësh ndodhi ajo që parashikohej lehtësisht: The Special One u pushua nga puna, duke paguar ecurinë tmerrësisht të dobët në kampionat dhe marrëdhëniet e këqija me shumicën e lojtarëve, duke nisur nga Paul Pogba.

Kampioni i botës fitoi betejën personale dhe menjëherë pas pushimit nga puna të Mourinho-s postoi në rrjetet sociale një foto me buzëqeshje ironike, duke shkruar “Vendose diçiturën”.

Ndërkaq, sipas The Sun mesfushori kishte shfryrë në dhomat e zhveshjes pas largimit të Mourinho-s: “Kujtonte se mund të tallej me mua, por u kap me njeriun e gabuar”.

Këto gjeste kanë irrituar pa masë drejtuesit e United, që po binden gjithnjë e më shumë që Pogba në ekip është një problem madhor, duke parë sjelljen e tij prej superstari.

Trajneri i përkohshëm Ole Solskjaer me siguri do ta kthejë francezin pikë kyçe në mesfushë, por mediat britanike këmbëngulin se klubi nuk dëshiron të mbajë në ekip një lojtar të pasjellshëm dhe mendjemadh, ndaj po shtohen shanset e largimit të tij, me Juventusin që pret.

Bardhezinjtë e bënë mesfushorin atë që është sot, ndërsa tek United Pogba thjesht ka mbetur në vend, pa u përmirësuar në asnjë drejtim, edhe pse diçka e tillë erdhi ndoshta edhe për shkak të çështjeve të karakterit taktik.

Juve ka paratë dhe ka ambicie të jashtëzakonshme, ndaj pas Ronaldos kërkon një tjetër goditje nga ato që tronditin tregun e transferimeve. Pogba nuk do ishte kundër rikthimit në Torino, United pret thjesht ofertën e duhur.

Related posts

“NDIZET DRITA JESHILE” TEK INTERI/ Ja dy lajmet e mira për Spalletin në prag të sfidës Europa League

Delo.autor

Skriniar mesazh Barcelonës: “Te Interi edhe për shumë vite”

Q.Autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Rrezikon të kompromentohet i gjithë sezoni FUTBOLLISTIK

Isa.Autor

Leave a Comment