Futboll Sport

ZBARDHEN BISEDIMET “SEKRETE”/ David Beckham është i pari në botë që do të… (FOTO)

David Beckham po mendon të udhëtojë në hapësirë.

“The Sun” raporton se  43-vjeçari do të bëhet futbollisti i parë që do të shkojë në hapësirë.

Ai ka kohë që po e mendon një gjë të tillë, por tashmë duket se do t’i duhet të vendosë sa më shpjet pasi “udhëtimi hapësinor po bëhet një perspektivë më realiste”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, babai i katër fëmijëve me sa duket, dëshiron të gjuajë topin ndërkohë që është në hapësirë.

“Është diçka për të cilën David ka folur për një kohë të gjatë. Kjo ka qenë e diskutueshme në të kaluarën, por tani udhëtimi në hapësirë po bëhet një perspektivë më realiste, dhe mund të bëhet realitet”.

Fëmijët e Davidit Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 16 vjeç, Cruz, 13 vjeç dhe Harper, 7, thuhet se kanë folur për të dhe mendojnë se do të ishte shumë e paparë.

Por vetë David e ka pranuar se është shumë nervoz për këtë gjë.

Raportet gjithashtu thonë se kompania Virgin Galactic – e cila potencialisht do të jetë gati të dërgojë turistë në hapësirë [sipas shefit Richard Branson] – kërkon në fakt një marrëveshje për sponsorizim nga ish-futbollisti.

Related posts

NË PISTË NDODHIN PAK PARAKALIME/ Formula 1 e mërzitshme apo tërheqëse, ja çfarë thonë statistikat

Delo.autor

SUPER NDESHJA/ Inter-Manchester City në finale, anglezët leksion të ashpër Realit

F.autor

ÇIFTI PERFEKT/ Federica dhe MATRI, pushime ROMANTIKE në Capri (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment