Futboll Kategoria Superiore Sport

AUTORI I GOLIT TË FITORES/ Hasani: Kemi nevojë për merkato në të gjithë repartet, ne duhet të…

Lojtari i ndeshjes Tirana-Flamurtari, Edon Hasani, njëkohësisht dhe autori i golit të fitores, ka folur pas takimit.  Ai u shpreh:

E kishe pritur që të ishe kryegolashënuesi i ekipit?

Në fakt, duke luajtur pas sulmuesit, kam qenë më afër portës. Në pjesën e parë luajta para mbrojtës dhe isha larg portës. Kur u fut Ngo, kalova më përpara dhe ai më krijon shumë hapësira.

Më i kënaqur për golin, apo për fitoren?

Në fakt, edhe para ndeshjes, po shikoja Kamza-Skënderbeu, kur fitoi Kamza u motiva më tepër. Rëndësi ka që e mbyllëm me fitore, pak rëndësi ka kush shënon. Kemi nevojë për merkato urgjente dhe do të punojmë.

Pse ke vendosur të japësh asist te një nga rastet?

Te një nga rastet isha pozicion jashtë loje, kur ma dha Daja. Mundohem gjithmonë të jap më të mirën. Jam munduar edhe të shënoj edhe të asistoj.

Do të dëshironit ndonjë shok pranë repartit tuaj në merkato?

Të jemi realist kemi nevojë të hymë në merkato në çdo repart. Besoj se e shihni edhe nga rezultatet, kemi bërë lojë të mirë, por në fund vlerësohesh me pikë.

Mbasi shënuat pse nuk festuat me tifozët?

Me thënë të drejtën kjo është pyetje e sikletshme. Ne duhet të jemi një dhe kemi nevojë për ta, pa ta nuk ia dalim dot. Duhet të na kuptojnë. Me këto rezultate i meritojmë edhe kritikat. Duhet të mundohemi të gjithë për të mirën e Tiranës. Asnjë nuk e do që të jemi këtu ku jemi.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Alonso: Kur shoh Mick në pistë më kujtohet babai i tij, Michael

Delo.autor

PORTA THUAJSE E BOSHATISUR/ E pabesueshme çfarë bën “ylli” i Qarabag (VIDEO)

Delo.autor

IKONA E FUTBOLLIT U OPERUA NË KOKË/ “Jashtëtokësori” ka një mesazh zemre për Maradonën (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment