Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ KOSOVA do fitoren me Maltën në “vullkanin Fadil Vokrri”

Në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova do të presë Maltën në sfidën e tretë të në Gripin 3 të Ligës D në Nations League. Një tjetër shans i artë për “Dardanët” për të ndjekur ëndrrën e kualifikimit direkt në Europian si skuadra më e mirë e Ligës D. Sigurisht që rrugëtimi është ende i gjatë, por, me një fitore ndaj maltezëve në Prishtinë, Kosova mund ta thellojë edhe më tepër diferencën me ekipet ndjekëse, çka do t’i jepte mundësi t’i menaxhonte më me qetësi sfidat e fundit në grup.

Në dy takimet e para formacioni i Bernard Challandes ka barazuar 0-0 në transfertë me Azerbajxhanin si dhe ka fituar 2-0 me Ishujt Faroe. Këtë radhë përballë është një tjetër përfaqësuese e vogël europiane, Malta, por gjithsesi aspak për t’u nënvlerësuar.

“Dardanët” duhet të përfitojnë edhe nga fakti që Azerbajxhani, që konsiderohet rivali më i fortë në grup, luan në transfertë me Ishujt Faroe. Barazimi në këtë takim do të ishte rezultati më i volitshëm për Kosovën, që me një fitore të mundshme ndaj maltezëve do të shkëputej edhe më shumë në krye.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i mbushur me kapacitet të plotë, madje ky impiant konsiderohet i vogël krahasuar me kërkesat e tifozëve për bileta. Madje ka patur pakënaqësi nga vetë futbollistët e Kosovës, pasi nuk kanë mundur të sigurojnë bileta për familjarët e tyre.

Related posts

LIVE| Kastrioti-Luftëtari, zhbllokohet sfida. Krutanët shënojnë me penallti

Delo.autor

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ/ Neymarin e tradhtojnë nervat pas ndeshjes ndaj Lille, plas sherri në tunel (VIDEO)

Delo.autor

“KUSH MË OFENDONIN APO AKUZONIN…”/ Piloti Grosjean: Aksidenti më ka ndryshuar jetën, tani më njohin të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment