Futboll Premier League Sport

SEZON ASPAK POZITIV PËR TË/ Jamie Vardy: Stërvitem çdo ditë e më shumë, po bëhet…

Ky sezon nuk ka qenë aspak pozitiv deri më tani për sulmuesin e Leicester, Jamie Vardy, që ka shpjeguar edhe arsyen se përse nuk po shkëlqen si dikur. Ish-sulmuesi i kombëtares së “3 luanëve” (u tërhoq pas Botërorit të Rusisë), nuk i ka kursyer kritika t në adresë të trajnerit të Leicester, Claude Puel, duke e cilësuar stilin e tij të lojës si të pa përshtatshëm për mënyrën e tij.

Vardy ka realizuar 20 gola nën drejtimin e Puel, që kur ai mori drejtimin e skuadrës një vit më parë, por shpesh futbollisti i “dhelprave” është dukur i izoluar në sulm. Njeriu që i dha titullin kampion Leicester në vitin 2016, duke realizuar 24 gola atë sezon, shprehet se kërkon më shumë mbështetje nga skuadra, por për sa kohë që trajneri Puel nuk ndryshon lojën kjo nuk ka për të ndodhur.

“Unë punoj fort, stërvitem çdo ditë e më shumë, siç kam bërë gjithnjë në karrierën time për t’iu përshtatur skemave të tij të lojës. Por po bëhet e vështirë për mua të adaptohem ashtu si duhet, kjo periudhë po zgjat shumë dhe kur ekipi sulmon shpesh topi shkon shumë larg meje. Unë mendoj se kjo është çështje skemash dhe menaxhimi të lojtarit”, u shpreh Jamie Vardy, tashmë 31 vjeç.

Related posts

FINALJA NDAJ JUVENTUS NË COPPA ITALIA/ Atalanata uron Gjimshitin për arritjen e veçantë kundër Napolit: Nuk është keq të… (FOTO)

Delo.autor

(VIDEO) Godet padashje arbitrin, ndëshkohet me të kuq

Alm.autor

INTERESIM I MADH/ “Çmenduri” në Kosovë: Shiten të gjitha biletat për 6 orë

Isa.Autor

Leave a Comment