Futboll Premier League Sport

QËNDRON TEK “DJAJTË E KUQ”/ Agjenti Gilberto Silva: Fred duhet të ketë durim, fakti që…

Mesfushori i Manchester Unitedit, Fred, nuk po mendon që të largohet nga klubi.

Fred iu bashkua Unitedit gjatë verës për 57 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur të gjejë një vend në formacionin bazë në “Old Trafford”.

“Fakti që nuk luan e bën atë të  jetë në siklet, mirëpo unë i them atij që të vazhdojë të punojë shumë për çdo ditë, ai duhet të ketë durim sepse klubi është në momente delikate”, ka thënë Gilberto Silva, ish-lojtar i Arsenalit, tani agjent i Fredit.

“Nuk ka shanse që ai të largohet nga Unitedi. Ai ka një kontratë pesëvjeçare”.

Related posts

U DËMTUA NË NDESHJEN HAPËSE NDAJ SASUOLOS/ Ja sa do të qëndrojë jashtë fushave Di Maria

F.autor

U TRANSFERUA NË VERË NË KAMPIONATIN KROAT/ Doka zbulon prapaskenat: Në janar mora ofertë nga skuadra e…

Delo.autor

BAYERN E NIS ME ZHGËNJIM/ Barazon me Herthan në “Allianz Arena” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment