Futboll La Liga Sport

NDRYSHIM TEK REAL MADRID/ Perez përgatit “Los Blancos” për revolucion

Reali i Madridit po përgatitet të ndryshojë pas shumë rezultateve zhgënjyese. Duket se madrilenët janë të “ngopur” me suksese dhe Perez po përgatit një revolucion të vërtetë. Sipas asaj që raporton “Don Balon” Reali mund të përfitojë deri në 500 milionë euro nga futbollistët që do të shesë.

Isko dhe Asensio janë në krye të listës, pasi kërkojnë më shumë minuta. Gareth Bejl është një tjetër i cili mund të dalë në merkato dhe vlera e tij mund të shkojë deri në 100 milionë euro. Edhe Ramos e Marselo nuk duken më të paprekshëm.

Për sa i përket përforcimeve, dëshirat janë një mes Nejmar ose Mbape. Mbrojtës preferohen Alaba i Bajernit dhe Militao i Portos.  Një lëvizje mund të ketë edhe në pankinë, ku sigurisht, pas shkarkimit nga Junajtid, emri i Murinjos qarkullon më shpesh. Një tjetër është Hoakim Lëv. Portugezi mbetet favoriti i presidentit, por nuk ka pëlqimin të gjithë lojtarëve.

Related posts

HUMBJA E BARCELONËS/ Trajneri Koeman kritikon lojtarët: Nuk vrapojnë sa duhet…

Delo.autor

Tirana pret Teutën, synohet fitorja e parë

Isa.Autor

ZYRTARE/ Real Madrid arrinë marrveshjen me NEYMARIN e ri për një shifër rekord

Sadik.Autor

Leave a Comment