Futboll

Jorge Sampaoli: Mendoja se Dybala ishte “top player”, Icardi ka probleme me shokët e ekipit

Fjalë të ashpra ato të Jorge Sampaoli ndaj Dybala dhe Icardi: “Paolo nuk arritëm ta vlerësojmë si një “top player” që unë mendoja se ishte, ose ai nuk u përshtat me idetë tona të futbollin. Icardi nuk është i skartuar, por mesa duke nuk ka funksionuar diçka në marrëdhënien me shokët e ekipit.” Në këtë mënyrë trajneri i Argjentinës ka folur para miqësore kundër Italisë: “Messi është një lider, kjo do të jetë skuadra e tij, jo e imja. Higuain? Eshtë mes sulmuesve të më të fortë planetit.”

Image result for dybala sampaoli

Trajneri i Argjentinës duket se ka kritikat të ashpra për juventinin Dybala dhe internistin Icardi, që janë në dyshim serioz për të shkuar në Kupën e Botës. “Unë e kam grumbulluar gjithmonë Dybala, që kur jam trajner i Argjentinës, me përjashtim të kësaj radhe. Nëse dikur do të më tregojë se është më i aftë se ai, atëherë unë do të bëj zgjidhjet e mia. Nuk e skartoj mundësinë e grumbullimit të Icardi në të ardhmen, por futbolli është një sport kolektiv dhe nëse nuk ke marrëdhënien e duhur me shokën e ekipit atëherë…”

Image result for dybala sampaoli

Fjalët e ëmbla janë për Gonzalo Higuain: “Përsa i përket Higuain sot e shoh që po e vlerësojnë në të gjithë planetin dhe unë mendoj se është një nga qendërsulmuesit më të mirë të planetit. Mendoj se i ka të gjitha mundësitë për të qenë protagonist në Kupën e Botës. Detyrimi im është të zgjedh argjentinasit më të mirë për kampionatit botëror dhe mendoj se drejtoj një prej skuadrave më të forta të planetit, favorite për të marrë kupën.”

Related posts

FLAMENGO HEQ DORË NGA “SUPER MARIO”/ Balotelli gati të transferohet tek klubi i Serie A…

Delo.autor

ALEXIS SANCHEZ ZBARKOI TEK “ZIKALTËRIT”/ Flet ish-lojtari i Inter: Ai nuk do të zhgënjejë, klubi bëri…

Delo.autor

ARSENAL-BOURNEMOUTH/ “Miqtë” ngushtojnë rezultatin, shënon Mousset

Delo.autor

Leave a Comment