Futboll Premier League Sport

“LAMPARD MË KA PREMTUAR TITULLIN”/ Timo Verner: Duam të rivalizojmë Sitin dhe Liverpulin

Timo Verner ka folur për nisjen e jetës së re te Çelsi dhe zbulon se trajneri Frenk Lampard i ka premtuar se blutë e Londrës do të luftojnë për titull sezonin e ri. Sulmuesi gjerman u transferua në “Stamford Bridge” nga Lajpcigu për 53 milionë paund gjatë kësaj vere dhe shënoi edhe golin e parë në miqësoren kundër Brajtonit fundjavën e shkuar. Skuadra është përforcuar këtë verë edhe me Zijeh, Çiluell dhe Tiago Silva, ndërsa pritet të transferohet edhe Kai Haverc në ditët në vijim.
werner-e1596006014125
“Është diçka e shkëlqyer të punosh me Lampardin dhe kemi diskutuar planet për të ardhmen dhe se si duam të luftojmë me skuadra si Siti dhe Liverpuli. Mendoj se Çelsi është një klub i madh dhe me këtë skuadër mund të arrijmë nivelin tjetër”, tha 24-vjeçari për sajtin e klubit.

Ai u ndal edhe në ambientimin e tij në Londër: “Apartamenti është shumë i bukur, ndihem i lumtur dhe Londra është e shkëlqyer. Është një nga qytetet më të bukura në botë”.
f244df388813930209f469b62546e8e8
Aktualisht Verner ndodhet i grumbulluar me kombëtaren gjermane, për ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve, por do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Çelsit në Premier Ligë, kundër Brajtonit në 14 shtator. Në miqësoren e parë sezonale me klubin e ri, ai shënoi pas 4 minutash, me prekjen e dytë të topit. 24-vjeçari shton se po përshtatet shumë mirë me jetë në Angli: “Kur erdha për herë të parë në Angli, ishte e vështirë të kuptoja anglishten e tyre, sepse nuk e kam folur këtë gjuhë që prej kohës së shkollës. Por nuk ishte edhe aq e vështirë, të gjithë më kanë ndihmuar që të ambientohem. Njerëzit më kanë folur shumë ngadalë në mënyrë që unë t’i kuptoj dhe tani ndihem shumë i lumtur. Mund të kuptoj gjithçka thonë dhe komunikoj lehtësisht në anglisht”.

Related posts

“DO TË JETË GODITJE ME MADHE NË MERKATO”/ Reja i sygjeron skuadrës italiane futbollistin e Kombëtares…

Delo.autor

E TRISHTË/ Humb betejën me Covid-19, ish-futbollisti brazilian ndërron jetë në moshën 39-vjeçare

Delo.autor

Barcelona me plane afatgjata, shpall objektivin e merkatos së verës

Q.Autor

Leave a Comment