Futboll Premier League Sport

MPOSHT BURNLEYN/ Dopieta e Aubameyang rikthen Arsenal te fitorja

Arsenali e ka mposhtur sot Burnleyn me rezultatin 3-1 në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë të shtunën në “Emirates Stadium”.

Meritori i fitores pa dyshim ishte Pierre-Emerick Aubameyang me dy golat e tij, kështu duke i dhënë skuadrës së Unai Emery tre pikë të rëndësishme.

Skuadra e Unai Emery i kthehet fitores pas humbjes 3-2 në javën e kalaur nga Saouthamptoni.

Me këtë fitore Arsenali ka 37 pikë në pozitën e pestë, po aq pikë sa ka edhe Chelsea me një ndeshje më pak, kurse Burnley mbetet në pozitën e 18-të me 12 pikë.

Aubameyang shënoi golin e parë  për 1-0 në minutën e 14’ pas një aksioni të bukur

Me fillimin e pjesës së dytë Aubameyang shënoi përsëri për 2-0, që ishte dhe goli i tij i dytë personal i takimit.

Burnley arriti ta shënoj vetëm një gol, dhe atë e bëri në minutën e 63’ me anë të Ashley Barnes pas një rrëmuje në mbrojtjen e Arsenalit.

Alex Iwobi u kujdes për rezultatin final duke shënuar për 3-1 në momentet e fundit të takimit

Arsenali në ndeshjen e ardhshme luan si mysafir ndaj Brightonit, kurse Burnley e pret në shtëpi Evertonin.

Related posts

FESTA E FITËR BAJRAMIT/ Shaqiri uron në shqip me trofeun e Championsit (FOTO)

Delo.autor

Ndodh e PAPRITURA/ Fiorentina transferon PORTIERIN e TALENTUAR të Milanit

Isa.Autor

Dëmtimi i Neuer, Bayern ‘hedh sytë’ nga portieri i Leverkusen

Q.Autor

Leave a Comment