Futboll Sport

EKSPLOZIVI NË SHTËPINË E ARMAND DUKËS/ FIFA mesazh FSHF-së: Presim një proces transparent zgjedhjesh

FIFA ka reaguar për situatën që po kalon FSHF për shkak të ndërhyrjeve politike. Në një letër të dërguar sot Federatës, FIFA thekson se do të mbështesë FSHF-në në këtë moment.

FIFA ka bërë të qartë se është duke e monitoruar procesin e zgjedhjeve dhe se kërkon një proces të drejtë.

Në letër shkruhej:

I nderuar zoti Shulku,
Me shumë shqetësim kemi mësuar për situatën mjaft problematike me të cilën po përballet Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në procesin e saj zgjedhor.
Në këtë aspekt dhe para së gjithash, u shqetësuam shumë kur morëm vesh për shpërthimin me bombë të ndodhur më 24 janar 2022 në shtëpinë e familjes së Presidentit të FSHF-së, z. Armand Duka. FIFA e dënon këtë akt në mënyrën më të ashpër të mundshme.
Së fundi, dëshirojmë të theksojmë se FIFA pret që FSHF-ja të mbetet në pozicionin për të zhvilluar një proces zgjedhor paqësor, transparent dhe të rregullt, pa ndikimin e panevojshëm nga palët e treta në përputhje me statutet dhe rregulloret e sapo miratuara të FSHF-së, si dhe kërkesat e FIFA-s. Ju do të keni mbështetjen tonë absolute në përpjekjet tuaja dhe ne jemi në dispozicionin tuaj të plotë nëse FSHF do të kërkojë ndihmë.
Ju lutemi të na informoni menjëherë për çdo zhvillim në këtë drejtim.
E juaja sinqerisht,
Kenny Jean-Marie
Përgjegjësja e Zyrës së FIFA-s për Federatat Anëtare

Related posts

Bari ka këtë plan për mesfushorin e Kombëtares shqiptare

Q.Autor

Juventus nuk ‘heq dorë’ nga Dybala, refuzon ofertën faraonike të Manchester United

Q.Autor

GRANIT XHAKA KA BESIM TE EKIPI/ Arsenali do të përfundojë në “top 4”

Isa.Autor

Leave a Comment