Futboll Seria A Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Interi bind mesfushorin e “Topçinjëve” ti bashkohet në…

Përpara disa javësh u raportua se Bayern Munich kishte arritur marrëveshjen me përfaqësuesit e mesfushorit të Arsenal, Aaron Ramsey.

Kontrata e 27-vjeçarit do të skadojë në fund të sezonit aktual dhe ai do jetë i lirë të largohet me parametra zero nga Topçinjtë.

Por tani, sipas italianes La Repubblica, Inter thuhet të ketë mposhtur konkurrencën e kampionëve në fuqi të Bundesliga-s për firmën e uellsianit.

Drejtuesit e Inter thuhet të jenë takuar ditët e fundit me agjentët e Ramsey dhe thuhet të jetë arritur një marrëveshje paraprake.

Po sipas shtypit italian, Inter e ka bindur mesfushorit e talentuar me një rrogë 7 milionë euro në sezon dhe një kontratë afatgjate.

Related posts

BËN GJESTIN E MADH/ Sulmuesi i Liverpool tregohet zemërgjerë, financon shumën e majme për krijimin e…

Delo.autor

JUVENTUSI PERFEKT/ “Zonjës së vjetër” i mjaftojnë 4 minuta për të mundur Udinezen

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Humbjet në shtëpi të Karabakut, ja pse Kukësi “fërkon duart”

Isa.Autor

Leave a Comment