Futboll Seria A Sport

MPOSHTET MILANI/ Humb në shtëpi përballë Fiorentinës

Milani e ka zgjatur ecurinë pa fitore në tri ndeshje në Serie A, pasi u mposht 1-0 nga Fiorentina në një takim ku shkëlqeu talenti i ri italian Federico Chiesa me supergolin e tij.

Skuadra e Gennaro Gattusos vinte nga dy barazime pa gola radhazi dhe kur u prit një reagim pozitive nga kuqezinjtë, Federico Chiesa mendoi ndryshe duke e bombarduar portën e Gianluigi Donnarummas me një supergoditje nga largësia të shtunën në San Siro.

Me këtë humbje, Milani e humb edhe pozitën e katërt në renditjen tabelore, pasi Lazio pas fitores rrëmben këtë pozitë me 28 pikë, një më shumë se kuqezinjtë.

Ndërkohë, Fiorentina ngrihet për një pozitë falë tri pikëve të fituara sot, dhe tani renditet e shtata me 26 pikë.

Vendasit ishin skuadër më e mirë dhe në kontroll të takimit, por jo edhe në gjendje ta gjenin rrjetën e portës së vizitorëve.

Në fakt, Milani pati 60% të topit në posedim dhe shtatë goditje në kornizën e portës së Fiorentinës, e cila, në anën tjetër, me goditjen e vetme në portë ia doli të shënojë.

Chiesa realizoi në minutën e 73-të për një fitore të madhe, të parën në pesë vite, në “San Siro”.

Related posts

VDES LEGJENDA MARADONA/ Avokati i Diegos shpreh dhimbjen: Gjenitë nuk vdesin kurrë

Delo.autor

REAL MADRID-AJAX/ Solari synon të mbajë gjallë shpresat për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS PËRFUNDMIT ME SUKSES TË KAMPIONATIT/ Nis faza përgatitore model për Europën, Partizani do të shtegëtojë drejt…

Delo.autor

Leave a Comment