Gossip

SENDE PA FUND NË FUSHË/ Betis-Eibar “PËRMBYTET” nga lodrat (FOTO+VIDEO)

Një “shi” sendesh të hedhura në fushë në Betis-Eibar! Tifozët protestojnë? Jo, asgjë për t’u shqetësuar, sepse gjithçka ishte për një iniciativë të bukur të klubit nga Sevilja.

Sendet e hedhura ishin lodra, kafshë të mbushura, të gjitha dhuratë për personat dhe sidomos fëmijët me më pak mundësi financiare për të pasur festa të bukura.

Betis u kishte bërë thirrje tifozëve që të shkonin në Benito Villamarín me një pelush për të dhënë kontributin e vet në këtë aksion dhe tifozët bardhegjelbër, edhe një herë, nuk zhgënjyen, duke “përmbytur” fushën pas fishkëllimës për fundin e pjesës së parë.

Related posts

GJITHMONË PROVOKUESE/ “Kumbara” e Romës çmend fansat përpara derbit (FOTO)

F.autor

Puthja zgjon të vdekurin, pse të mos ndodhë edhe me këmbën e Neymar-it?

Sadik.Autor

Fituesja e lotarisë i ofron para klubit skocez që ta përjashtojë lojtarin

Q.Autor

Leave a Comment