Futboll La Liga Sport

FITORJA NDA CELTA VIGOS/ “PLESHTI” thyen një tjeter rekord individual

Lionel Messi e ka thyer edhe një rekord tjetër individual në paraqitjen e tij mbresëlënëse në fitoren e Barcelonës 2-0 ndaj Celta Vigos të shtunën në La Liga.

Messi realizoi njërin prej dy golave të fitores së kampionit në fuqi të La Ligës të shtunën në “Camp Nou”.

Superylli argjentinas shënoi për 2-0 në fund të pjesës së parë, pasi më herët ishte përfshirë në golin e epërsinë të shënuar nga Ousmane Dembele.

Ky ishte goli i 15-të i Messit në La Liga këtë sezon, që përbën rekord të paparë deri më tani.

Lionel Messi është bërë futbollisti i vetëm nga pesë ligat kryesore evropiane që i shënon 15 gola apo më shumë në secilin prej 11 sezoneve të fundit.

Related posts

Brawn: Ndryshimi i aerodinamikës, për një F1 më spektakolare

Sadik.Autor

Heynckes: Malcom është në fokusin e Bayern Munich

Q.Autor

Marco Borriello: “Vdekja e Astorit ma ndryshoi jetën, tani e shijoi atë më shumë”

Isa.Autor

Leave a Comment