Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Nica: Dua rezultat pozitiv, fitorja e rivalëve na shton presionin

Kastrioti do të përballet nesër me Kukësin, në sfidën e fundit të fazës së dytë të kampionatit, por e fundit edhe për këtë vit. Skuadra krutane duket e dorëzuar tashmë, ndonëse trajneri javë pas jave ka kërkuar impenjim nga lojtarët.

Edhe në takimin e ditës së diel, Stavri Nica, do të synojë një rezultat pozitiv, të cilin e do si dhuratë për festat e fundvitit. Gjatë ditës së sotme ai ka folur për ndeshjen e radhës, teksa është shprehur se fitorja e Kamzës dhe Tiranës shton presionin tek ekipi i tij.

“Unë  e konsideroj si çdo ndeshje të radhës. Kundërshtarët janë të vështirë dhe kur ne gjërat i bëjmë të lehta, kur mendojmë për ndeshjen, kur mbajmë regjim, kur bindemi se si duhet luajtur dhe se si duhet zgjidhur ndeshja.

Duhet kërkuar gjithmonë fitorja, duhet krijuar psikologjia e fituesit. Të gjithë këto faktor të sjellin përfundim pozitiv apo negativ. Varet se sa të zotët do të jemi ne se sa do na përgjigjen çunat.

Sigurisht ata janë të impenjuar, po marrin pikë, po luajnë futboll. Kjo na i shton akoma më shumë përgjegjësinë dhe na fut në trysni për ecurinë e kampionatit. Çunave do u kërkoj të marrim një rezultat pozitiv, ta kemi si mbyllje të bukur për fundvit”-është shprehur Nica.

Related posts

E PABESUESHME/ ZBULONI kush shpallet LOJTARI më i mirë GJERMAN

Isa.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Juventus në sulm për yllin e Serisë A, ofron dy lojtarë në këmbim

Delo.autor

DO NDËRTOJNË EKIP “BIO”/ Skuadra e Kategorisë së Parë mbyll bashkëpunimin me 4 lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment