Futboll Seria A Sport

“DUA VETËM TJU THEM…”/ Emocione dhe lot, Marchisio kthehet në shtëpi (VIDEO)

Claudio Marchisio u largua verën e shkuar nga Juventusi, ndoshta në mënyrë jo fort normale, por gjithsesi Juventusin e ka në zemër dhe i fal gjithçka. Mesfushori u kthye këtë të shtunë në Allianz Stadium dhe ishe një mundësi ideale për t’u thënë dy fjalë tifozëve, me të cilët nuk pati mundësi të ndahej si duhej në verë.

“Dua vetëm t’ju them faleminderit…”, më pas mallëngjim dhe lot për “Princin e vogël”, i cili para Juventus-Roma zbriti në fushë, duke takuar njerëzit me të cilët ka festuar tituj, kupa e Superkupa (389 ndeshje e 37 gola në 11 sezone), pa harruar që ishte ndër besnikët e paktë që qëndruan te Juventusi në Serinë B, me një kontribut të jashtëzakonshëm për kthimin në A, mbi të gjitha në aspektin moral.

I emocionuar, me mikrofon në dorë, Marchisio falënderoi tifozët: “Jam këtu për t’u përshëndetur të gjithëve. Jam i emocionuar, sepse mendoj për atë që u kam dhënë dhe atë që më keni dhënë”.

Më pas, xhiro fushe dhe të gjithë në këmbë, për të duartrokitur mesfushorin, i cili u largua mes lotëve.

Related posts

E ardhmja e Ze Marias, ja kushtet që të qëndrojë te Tirana

Sadik.Autor

“​TOPI I ARTË” NË DUART E MODRIC/ Messi: Suksesi i ekipit është më i rëndësishëm se ai individual

Isa.Autor

NDRYSHIMI I NUMRIT TË LEJUAR PËR NJË LOJË/ Konfirmohen 5 zëvendësime edhe për sezonin tjetër, pritet fjala e Ligave

Delo.autor

Leave a Comment