Futboll Sport

“GJENIU” I MESFUSHËS SPANJOLLE/ Iniesta tregon për momentet e errëta dhe të ndritura të karrierës së tij

Andres Iniesta ka pasur momentet e tij të errëta, sfida të vështira për të zhvilluar, e jo vetëm në fushën e lojës.

“Gjeniu” i mesfushës spanjolle, që tashmë aktivizohet në kampionatin japonez, ka folur për këto momente në një intervistë për median spanjolle, duke pranuar se ka vuajtur nga depresioni, të cilin e ndieu pas “tripletës” së fituar në vitin 2009.

“Gjithçka ndodhi pas fitores së 3 trofeve me Barcelonën. Fiton gjithçka, shënon gol ndaj Chelseat…ishte një vit i jashtëzakonshëm. Por gjatë verës fillon të ndihesh keq, ndodh diçka e çuditshme dhe nuk di si ta quash. Kujtoj që vinim nga përgatitjet parazonale, e një pasdite në shtëpi e ndieva veten keq. I telefonova mjekut për të më ndihmuar. Prisja që të vinte nata për të marrë pilulat dhe të pushoja. Njerëzit lëvizin nga një shpresë, dëshirë, objektiv”, tha Iniesta.

Me Barcelonën, Iniesta ka përjetuar shumë momente të lavdishme, por edhe tensionesh, në ndeshjet me Realin e Madridit, kur ky i fundit kishte në pankinë Jose Mourinhon.

“Nuk është e nevojshme të jesh me Barcelonën, apo Realin, për të kuptuar së në atë kohë u krijua një situatë e pakëndshme. Elementi kyç i të gjithë kësaj historie ishte Mourinho. Ai që nuk dëshiron ta shohë këtë, kalon në radikalizëm. Në atë kohë nuk shikoje rivalitetin e përjetshëm, shihje urrejtje, teksa u kalua çdo kufi dhe u krijua një ambient i padurueshëm”, shtoi Iniesta.

Related posts

Shtyn bisedimet me Federatën Italiane, Ancelotti vë në alarm Chelsean dhe Arsenalin

Sadik.Autor

“TË ZGJODHA 18 VITE MË PARË DHE DO TË ZGJIDHJA SËRISH”/ Luis Suarez dedikim emocionues bashkëshortes: Të dua me gjithë shpirt

Delo.autor

Djokovic kërcënon Nadal: Kam ardhur në Barcelonë për ta mundur

Sadik.Autor

Leave a Comment