Futboll Ligue 1 Sport

“FANTAZMA” E MARSEILLE/ Mitroglou REKORD për paraqitjen më të dobët (FOTO)

Sulmuesi grek i Olympique Marseille, Kostas Mitroglou, u bë dje protagonist i një prej paraqitjeve më të dobëta në historinë e futbollit.

Gjatë ndeshjes luajtur mes Angers e Marseille, për javën e 19-të në Ligën 1 franceze, 30-vjeçari e preku topin vetëm 3 herë dhe një prej prekjeve ishte për shkelmimin e topit nga qendra, në fillim të ndeshjes.

Asnjë futbollist prej më shumë se një dekade nuk është paraqitur kaq keq në Ligën 1 franceze.

Sulmuesi i zëvendësua në pushim nga Lucas Ocampos, me Angers që kryesonte 1-0, ndërsa Bouna Sarr shënoi për Marseille në fundin e takimit, duke siguruar një pikë fatlume.

Related posts

PUBLIKOHET TOP-11/ Tifozët injorojnë Messi-n, zgjedhin më të mirin dhe më të keqin e La Liga-s

Delo.autor

Benatia lëshon BOMBËN/ Goli i Ronaldo nuk ishte i rregullt, gjyqtarët kanë frikë…

Sadik.Autor

NGJARJA BËRI SHUMË BUJË/ Arrestohen 2 persona për sulmin me thikë ndaj Mesut Ozil

Delo.autor

Leave a Comment