Futboll Sport

E BUJSHME/ “Sirena” gjermane për Igli Taren, klubi i Bundesligës shënjestron drejtorin sportiv të Lacios

Sirena” gjermane për drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, drejtuesi i skuadrës kryeqytetase është shënjestruar nga skuadra e Bundesligës, Lajpcig. Tare është një profil shumë i vlerësuar nga drejtuesit më të lartë të klubit gjerman.

Puna e kryer në Itali me Lacion për ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare nuk ka kaluar pa u vërejtur. Emri i drejtuesit shqiptar është rrethuar me të kuqe për drejtuesit më të lartë të Lajpcigut, të cilët ende nuk ka patur ndonjë kontakt, por është një skenar i mundshëm për t’u konkretizuar në muajt e ardhshëm.

Shoqëria gjermane po kërkon një figurë të fortë në funksion të sezonit të ardhshëm. Dhe Igli Tare mund të bëhet më shumë se një ide.

Related posts

Coutinho: U befasova kur pashë që Messi është person real

Q.Autor

HISTORIA E DHIMBSHME/ Luka Modric viziton shtëpinë në Kroaci të shkatërruar nga lufta me serbët (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City nuk di të ndalet, Foden ndëshkon Sporting (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment