Futboll Premier League Sport

ISH-KAPITENI I UNITEDIT/ Rooney: Ishte ky problemi që çoi në shkarkimin e Mourinho nga Man United…

“Problemi i Mourionhos? Mungesa e komunikimit me futbollistët!”. Për këtë gjë është shumë i sigurtë Wayne Rooney kur i kërkohket të identifikojë problemin kryesor që portugezi Jose Mourinho ka patur te Manchester United. Një problem aq madhor, sa që në përfundim solli edhe shkarkimin e “Special One”.

“Sipas meje, pasi kalova një vit me atë, mund të them se Mourinho nuk i mbajti futbollistët përkrah tij dhe kjo ishte diçka që më ka çuditur. Komunikimi me futbollistët nuk ishte ashtu sikurse duhet të ishte. Kur lë një futbollist jashtë formacionit, ndonjëherë për futbollistin është më mirë që të dijë arsyet e atij vendimi. Futbollistët nuk kuptonin dhe është shumë e komplikuar për një lojtar që të punojë kur nuk luan. Mendoj se problemi kryesor i Mourinhos ishte komunikimi me futbollistët dhe e di që lojtarët nuk ishin të kënaqur me atë”, deklaroi ish-kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney.

Related posts

NDESHJET E SEZONIT 2019-20/ Prezantohet topi i veçantë në Premier League (FOTO)

Delo.autor

MANCHESTER CITY-NEWCASTLE/ Guardiola starton me De Bruyne, Bernardo, Torres dhe Sterling në sulm (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Bale vendos të japi disa sinjale të reja për skuadrën në Kinë

Sadik.Autor

Leave a Comment