Futboll Premier League Sport

Shpërthen ylli i Chelsea: Jemi katastrofë, është e kotë të flasim për titullin

Jamie Vardy gëzohet, Chelsea qan. Leicester City mundi skuadrën e Maurizio Sarri-t në “Stamford Bridge” dhe hapi zyrtarisht “krizën” në shtëpinë e “Bluve”.

Sigurisht që kjo mund të tingëllojë si një ekzagjerim, por kjo humbje ndryshon plotësisht ambiciet për titull të Hazard me shokë. Kjo konfirmohet edhe nga deklaratat e bëra nga mbrojtësi Antonio Rudiger, një lojtar që nuk kursehet në fushë dhe jashtë saj.

Siç raporton “The Sun”, ish lojtari i Roma-s, ka kritikuar skuadrën e tij: “Ndoshta nuk jemi të fortë në aspektin psikologjik”, ka thënë gjermani, i cili është i bindur se për të luftuar për vendet e para duhet një mentalitet krejtësisht ndryshe. “Është një fatkeqësi. Nëse nuk arrijmë të fitojmë këto lloj ndeshjesh, nuk mund të luftojmë. Duhet të mendojmë vetëm për t’u pozicionuar mes 4 të parëve në renditje. Nuk mund të flasim më për titullin”.

Kjo nuk ishte humbja e parë e Chelsea-t në Premier League, pasi kanë humbur edhe kundër Tottenham dhe Wolverhampton. Pas humbjes me Leicester, hapat fals në kampionat bëhen tre. Ajo që duhet ta shqetësojë Sarri-n është fakti që të gjitha këto kanë ardhur në 6 ndeshjet e fundit.

“Blutë” kanë pësuar një rënie të dukshme pas një fillim sezoni të shkëlqyer dhe tashmë i janë bashkuar Arsenal-it në vendin e katërt (37 pikë për të dyja). Me pak fjalë, Krishtlindje aspak emocionuese në shtëpinë e Chelsea-t.

Related posts

TREGON PËR DJALIN E TIJ CRISTIANO JR/ Ronaldo: Më nervozon, por të shohim nëse bëhet futbollist

Delo.autor

PARTIZANI-VLLAZNIA/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, Da Silva ndëshkon “Shkodranët” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Conte sakrifikon dy yje për dyshen Kante-Emerson! Gazetari rrëfen prapaskenat

Delo.autor

Leave a Comment