Futboll Sport

PENALLTIA ANI-POGBA/ Ylli i Bilbaos befason nga pika e bardhë (VIDEO)

Një autograf, një fanellë apo një foto me lojtarin tuaj të preferuar…

Këto janë praktikisht dhuratat më të adhuruara nga tifozët e shumtë, por a e keni menduar ndonjëherë që të merrni ADN-në e kapitenit të skuadrës suaj të zemrës?Kjo është pikërisht ajo që kampionët suedezë, AIK po e ofron për Krishtlindje.

Për 3,499 krona suedeze (307 paund) tifozët mund të blejnë ADN-në e kristalizuar të legjendës së klubit Nils-Eric Johansson, i cili u detyrua të tërhiqej në shkurt për shkak të një problemi në zemër.

Përbërja gjenetike e 38-vjeçarit vjen në një provë dhe zgjat për 500 vjet.

Është si Jurassic Park! Në 500 vjet, ju mund të shihni shumë Johanssons rreth jush, kush e di?”-tregon Johansson për “BBC Sport”.

Johansson thotë teknikisht se mund të klononte, por një pjesë e ADN-së hiqet për të parandaluar sjelljen ilegale ose të paligjshme.

Nuk është 100% mua, është 99%, ndërsa 1% është shumë e rëndësishme për hir të vetes dhe e mbron të drejtën e autorit për ADN-në. Ju nuk do të jeni në gjendje të vendosni ADN-në time në një skenë krimi për shembull, pasi nuk do të përputhet në mënyrë të përsosur, kështu që ju mund të thoni se nuk isha unë“.-thotë ish-ylli i Bayern Munich, Blackburn dhe Leicester.

Ky është rasti i dytë i veçantë që vjen nga skuadra suedeze, AIK, pasi pak ditë më parë shiti biletë të përjetshme për një tifoz.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Roma parakalon Napoli-n dhe Juventus-in, merr vendin e tretë

Delo.autor

SULM ËNDRRASH ME SUAREZ/ Pirlo ka gati dy variante se si mund të luajnë “bardhezinjtë” me uruguajanin

Delo.autor

FESTË E SHFRENUAR/ Boksieri SHQIPTAR “MASAKRON” SERBIN, e mund për 20 sekonda (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment