Futboll Seria A Sport

PAS DËSHTIMIT ME MILANIN/ Chelsea ia ofron “Zikaltërve dhe Romës

Pas dështimit të negociatave me Milan-in, Chelsea ia ka ofruar Gary Cahill Inter-it dhe Roma-s, sipas mediave sportive italiane.

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar do të jetë pa kontratë në fundin e sezonit dhe nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri. Ai ka zhvilluar negociata për një transferim te Milan, por kuqezinjtë janë tërhequr në momentin e fundit.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Chelsea dhe menaxherët e Cahill nuk kanë hequr dorë nga mundësia për ta transferuar lojtarin në Serinë A, duke ia ofruar atë Inter-it dhe Roma-s. Zikaltrit kanë Andrea Ranocchia në stol, që do të thotë se janë të mbuluar edhe nëse Joao Miranda largohet.

Roma mund të jetë më e interesuar nëse Ivan Marcano, i blerë në merkaton e verës, do të transferohet në Spanjë.

Related posts

Costa ka një mesazh për Griezmannin te Atletico Madrid

Sadik.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Dinamo mposht Tiranën me “ruletë ruse” dhe kalon në çerekfinale

Delo.autor

SËRISH PROBLEME TEK REAL MADRID/ I bashkohet listës së lojtarëve të dëmtuar mesfushori…

Delo.autor

Leave a Comment