Bundesliga Futboll

Aubameyang: Hapi tjetër është burgu

Barazimin e Borussia Dortmund kundër Hertha Berlin, Aubameyang e ka parë nga shtëpia. Por jo pa polemika. Sulmuesi, i përjashtuar nga trajneri për shkak të transferimit të mundshëm tek Arsenal, ka patur një zënkë në rrjetet sociale me një gazetar gjerman të “Bild”:

“Do të ishte e drejtë, edhe pse jo e këshillumeshme në aspektin ekonomik, që Aubameyang të zhvendosej tek ekipi i rezervave”, ka shkruar Michael Makus në profilin e tij në “Twitter”.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e “Auba”-s: “Hapi tjetër është burgu”, ka qenë komenti ironik i sulmuesit. Por gazetari është kundërpërgjigjur, duke i shkruar: “Ke harruar të veshësh fanellën e Arsenal”. Aubameyang, në vazhdim, i ka shkruar: “Qenke humorist”.

Zënka është mbyllur me gazetarin që ka shkruar: “Punoj për një kompani serioze dhe për tifozët e Dortmund, klubi nga i cili paguhesh”.

Related posts

Analiza/ Yjet e Realit i ‘dhuruan’ fitoren Barcelonës, shiko tre gabimet fatale

Delo.autor

PARA DERBIT KRYEQYTETAS/ “Fanaticsat” futen në fushë dhe i japin “zemër” skuadrës (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Kombëtarja e paralajmëruar: Panucci dhe djemtë “kërcënohen” nga ylli i Izraelit

Isa.Autor

Leave a Comment