Futboll Sport

Flamurtari bën gati “goditjen” e radhës, sulmuesi i njohur pranë firmës me kuqezinjtë

Dje, Flamurtari prezantoi si përforcimin e radhës ish-mbrojtësin e Partizanit, Blerim Kotobellin. Ky i fundit arriti marrëveshjen me kuqezinjtë për të qenë pjesë e tyre në sezonin e ri futbollistik. Megjithatë drejtuesit vlonjatë nuk do ta ndalen këtu.

Sinan Idrizi ka nisur bisedimet me sulmuesin e njohur, Rexhinaldo Faite. Afrikani ka pranuar kushtet e drejtuesve vlonjatë, ndërsa tashmë pritet vetëm mbërritja e tij në Shqipëri në mënyrë që të finalizohet gjithçka me sukses.

Në këtë merkato të nxehtë vere, gjithçka mund të ndodhë. Kujtojmë që ai po kërkohet edhe nga skuadra të tjera të Superiores. Në edicionin e shkuar të Superiores, arriti të shënonte plot 18 gola me skuadrën e Laçit.

Related posts

OFERTË 350 MIJË EURO/ Endri Çekiçi shumë pranë transferimit tek skuadra e Superligës turke…

Delo.autor

PAMJE TË RËNDA/ Aksidenti HORROR në Tour de France (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

MOSMARRËVESHJET MES “PLESHTIT” DHE BARCELONËS/ Trajneri Zidane: Messi? Nuk pres që ta bëjë një gjë të tillë

Delo.autor

Leave a Comment