Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Sandro zbulon MISTERIN për vazhdimin e kontratës me Juventusin

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro, ka zbuluar se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli e ka bindur që ta vazhdojë kontratën.

Braziliani zyrtarisht e vazhdoi kontratën në javën e kaluar deri në vitin 2023, dhe duket se një bisedë e shkurtër me presidentin ka qenë vendimtare.

“Kur një lojtar e vazhdon kontratën është i lumtur pasi që e di se e ka besimin e trajnerit, presidentit dhe klubit”, ka thënë Sandro.

“Do të qëndroj këtu për shumë vite, jam shumë i lumtur. Vazhdova kontratën sepse më pëlqen Juventusi, dhe kam biseduar me presidentin”.

“Dua të jem pjesë e kësaj historie”.

Sandro në këtë stinor ka 21 paraqitje dhe ka bërë 2 asistime.

Related posts

NUK PO ARRIN TË GJEJË SHKËLQIMIN E DIKURSHËM/ Tenisti Federer: Qëndrova më shumë se një vit pushim dhe…

Delo.autor

“FITOVA ATË QË DOJA”/ Ernest Gjoka: Ja çfarë më tha Murinjo në fundin e ndeshjes

Delo.autor

Njeriu që e zbuloi Messin: Coutinho nuk vlen 160 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment