Tennis

RIKTHEHET DYSHJA MAGJIKE/ Nadal – Federer do të luajnë bashkë gjatë 2019

Tenistët Rafael Nadal dhe Roger Federer do të luajnë sërish së bashku në lojën dyshe gjatë vitit 2019, në turneun e “Laver Cup”, që organizohet në shtator, në Gjenevë të Zvicrës. Lajmin e kanë konfirmuar organizatorët e këtij eventi, që thanë se dy ikonat e tenisit do të jenë sërish shok skuadre në Ekipin e Europës, në turneun që zhvillohet në nder të një prej ikonave të tenisit. Federer e Nadal luajtën bashkë në edicionin e parë të këtij turneu, duke fituar dhe dhuruar spektakël në fushë.

Fansat e tenisit patën mundësi të shohin për herë të parë dy nga legjendat e këtij sporti të jenë bashkë në njërën anë të fushës, në edicionin e parë të “Laver Cup”, në vitin 2017. Ndërsa këtë vit tenisti spanjoll nuk mori pjesë, pasi ishte i dëmtuar dhe u zëvendësua nga Novak Djokovic, që luajti me Federer. Por kjo dyshe Nadal-Federer do të përsëritet në vjeshtën e 2019-ës.

Edicioni i tretë i turneut “Laver Cup” do të luhet më datat 20-22 shtator 2019, në Zvicër. “Për ne do të jetë një kënaqësi të kemi sërish në këtë turne dy ikona e këtij sporti, që do të luajnë së bashku. Jemi të sigurtë që spektakli që ata do të dhurojnë do të jetë i jashtëzakonshëm, pasi janë dy tenistë miq”, tha Bjorn Borg, kapiteni e ekipit të Europës.

Related posts

NADAL TËRHIQET NGA TURNEU I PARISIT/ Djokovic rikthehet “numri 1”

Isa.Autor

NUK KA FAJ/ Serena Williams: Jam NËNË me FËMIJË, kjo që po më bëjnë po kthehet në…

Isa.Autor

Garbine Muguruza retires with cold; Sloane Stephens falls

admin2

Leave a Comment