Sport Tennis

“KAM 5 VJET QË PLANIFIKOJ TË ARDHMEN”/ Tenisti Federer: Ja çdo të bëj pasi të tërhiqem…

Tenisti zviceran Roger Federer, që vitin tjetër do të mbushë 40 vjeç, vijon fazën rehabilituese pas dy operacioneve që ka kryer këtë vit. Numri 4 në botë shpreson të rikthehet në Australian Open.

“Për sa kohë argëtohem dhe kjo që bëj është gjëja e duhur për familjen time do të vazhdoj të luaj”, tha Federer në një intervistë për mediat zvicerane.

“Kam 5 vjet që mendoj se çfarë do të bëj pasi të tërhiqem nga sporti. Do të merrem vetëm me familjen time, fondacionin tim dhe me sponsorët. Jam shumë i interesuar te mrrem me biznes në sektorë të ndryshëm”, tha Federer.

“Gjithsesi, asgjë nuk do ta planifikoj tani, pasi kam ende kohë. Dua të shoh sërish ato vende ku kam qenë më parë si lojtar, si Azia, Amerika e Jugut apo Meksika, Kili e Kolumbia. Mund të organizoj në këto vende turne, për të afruar sa më shumë njerëz me këtë sport”, u shpreh Roger Federer.

Related posts

E BUJSHME/ Debutimi me fanellën e Kombëtares, talenti Mitaj vendos rekord edhe te AEK-u

Delo.autor

“VAJZAT E ARTA”/ Mrekullia e Kosovës në “Tokyo2020”, lënë pas 200 shtete, renditen në top 10-shen e parë

Delo.autor

Fekir për Liverpoolin: Mendoj vetëm për Lyonin, vendos në fund të sezonit

Sadik.Autor

Leave a Comment