Futboll Kategoria Superiore Sport

“LOJTARI I VITIT”/ Trashi: Sezoni i duhur për titullin, shpresoj të bëhem pjesë e…

Lorenc Trashi u vlerësua nga FSHF me çmimin “Futbollisti i Vitit” në Superligë, teksa mori shumicën e votave të kapitenëve dhe trajnerëve të klubeve të Kategorisë Superiore. Ai çmim është motivues për futbollistin e Partizanit, që këtë sezon duket se ka një peshë të rëndësishme në ecurinë pozitive të të “kuqve” në kampionat.

Trashi u shpreh pas atij vlerësimi se ky është viti i duhur, që Partizani të fitojë titullin, ndërsa në aspektin personal, ai të bëj hapin e madh të karrierës, transferimin në një klub tjetër jashtë vendit. Nuk e konsideron sinjal për Christian Panuccin këtë vlerësim, por gjithsesi, Trashi, shprehet se dëshiron që të jetë pjesë e ekipit kombëtar.

Vlerësimi? – “Normalisht ndihem shumë i vlerësuar nga ata që më kanë votuar, siç e dini nga dhjetë kapitenët e Superligës dhe trajnerët e tyre. Ndihem shumë shumë i vlerësuar dhe jam shumë i lumtur për këtë. I falënderoj të gjithë dhe patjetër që kjo është një shtysë shumë e madhe për mua që të punoj më shumë. Të jap akoma më shumë se kam dhënë deri tani dhe të finalizohet me një dëshirë  timen që të luajë në një kampionat më të fortë se tani. Gjithashtu pse jo dhe të bëhem pjesë e kombëtares”.

Ogur i mirë për të fituar kampionatin? – “Kam pesë vite që pres me padurim dhe shpresoj që ky të jetë viti i duhur për të fituar titullin, dhe në fund të finalizohet dhe me një transferim. Në radhë të parë çmimin ia dedikoi familjes time. Ato më kanë mbështetur që të bëj hapa të rëndësishëm në karrierë dhe të jem këtu ku jam. Së dyti ia dedikoj dhe stafit, stafit teknik, pesidentit, drejtorit dhe çunave të ekipit”.

Sinjal Panuccit? – “Me që e nisëm me një trofe, si një trofe personal, unë shpresoj që në fund të kampionatit ta finalizojmë me një trofe për të gjithë ekipin. Nuk mund të them se ky është sinjal për Panuccin, por mund të them që, siç e kam shprehur dhe më parë, vazhdoj të jap më të mirën për ekipin pjesa tjetër i mbetet trajnerit Panucci për të zgjedhur”.

Related posts

Pësoi dëmtim të frikshëm, Sane i rikthen buzëqeshjen Pep Guardiola-s

Q.Autor

ËSHTË JASHTË PLANEVE TË BARCELONËS/ Nis “lufta” Greqi-Turqi për Rei Manajn

Delo.autor

Kampionati shumë pranë/ SKËNDERBEU mbetet skuadra për t’u mundur

Isa.Autor

Leave a Comment