Futboll Seria A Sport

NUK DO TA SHESË NË JANAR/ Ja “dhurata” që presidenti u bën tifozëve të Sampdorias (FOTO+VIDEO)

Pak ditë më parë, presidenti i Sampdoria, Massimo Ferrero, deklaroi se sulmuesi Fabio Quagliarella nuk do të shitet, se është i paprekshëm edhe pse Milan insistoi për ta veshur kuqezi që në merkaton e janarit. Dhe për të mbajtur fjalën, skuadra e Sampdoria ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me sulmuesin 35-vjeçar deri në vitin 2020.

Këtë sezon, Quagliarella po shkëlqen në Serinë A, me 10 gola të realizuara në 16 ndeshje, duke thyer edhe rekordin personal, me 7 gola radhazi në 7 javët e fundit. Kjo paraqitje solli interesimin e Milanit, në krizë, por tashmë gjithçka është e mbyllur, pasi sulmuesi veteran do të vazhdojë të luajë me skuadrën e Sampdoria, që lufton për një vend në Europa League.

Ferrero u shpreh se rinovimi i kontratës së sulmuesit dhe kapitenit të skuadrës është dhurata e tij për Krishtlindje për tifozët e Sampdoria, që pritet të jenë të shumtë nesër në stadium për ndeshjen ndaj Chievo. Massimo Ferrero njihet si një nga presidentët me të çmendur të Serisë A, me gjestet dhe komentet e tij gjatë dhe pas ndeshjeve.

Related posts

Pritje madhështore për kampionët, Mançester Siti nderohet para tifozëve në shtëpi (VIDEO)

Sadik.Autor

Sheiku Mansour, zotëria 23 mld dollarë që kërcënon Real Madrid

Q.Autor

NDRYSHIMI I EMRIT DHE LOGOS SË INTER/ Zyrtari i lartë i “Zikaltërve” komunikon qëndrimin e klubit

Delo.autor

Leave a Comment