Futboll Seria A Sport

BEFASON ME DEKLARATËN TRAJNERI/ Gian Gasperini: E kemi më të lehtë ta mundim Juven nëse…

Me 16 fitore në 17 ndeshje të luajtura, skuadra e Juventusit po thyen të gjitha rekordet e Serisë A dhe bardhezinjtë synojnë të vazhdojnë këtë seri pozitve edhe në takimin që do të luajnë më 26 dhjetor ndaj Atalantës. Sipas medieve italiane, në këtë takim pritet të qëndrojë pushim për herë të parë këtë sezon sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo.

Trajneri i Atalanta, Gian Piero Gasperini, befason me deklaratën e tij kur thotë që shpreson që CR7 të jetë titular. “Diferenca mes Juventusit dhe ekipeve të tjera sa vjen e rritet, nga viti në vit. Vetëm Napoli mund të rivalizojë. Unë shpresoj që Ronaldo të luajë ndaj nesh, pasi edhe tifozët e duan. Madje për ne është më mirë nëse ai luan, pasi kështu e mundim edhe më kollaj. Si? Këtë do t’ua tregojmë në fushë”, tha Gasperini, që duket se ka përgatitur një kurth për portugezin.

“Edhe ne kemi 3 mungesa të rëndësishme, por këto ndeshje të rëndësishme të stimulojnë edhe më shumë. Pavarësisht mungesave, kur luan ndaj Juventusit gjithnjë lojtarët janë gati të japin më të mirën. Unë shpresoj të fitojmë dhe të festojmë Krishtlindjen me një rezultat të mirë, duke kënaqur tifozët tanë”, tha Gasperini.

Related posts

“NUK DO MË TË QËNDROJË KËTU”/ Vjen “asisti” për Inter-in nga Premier League

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona dhe Manchester United planifikojnë shkëmbinin e “rrezikshëm”, befasohet Derbi i Italisë

Delo.autor

Tripleta e Rexhinaldos, Laçi shkërmoq Flamurtarin dhe e zhyt në krizë

Q.Autor

Leave a Comment