Gossip

DEMBELE NIS PUSHIMET/ Ja “foto e badhë” në anën tjetër të botës…

Fundi i vitit ka qenë shumë i trazuar për Ousmane Dembélé. I kritikuar për vonesat në trajnimin e Barcelonës, por edhe i gjobitur për këtë, francezi ka qenë në gjendje të përgjigjet ku di më mirë, në fushën e lojës. Suksesi i tij në shënimin e golave, partneriteti efikas me Messin dhe Suarez, sakrifica e madhe fizike në ndeshjen kundër Levantes, e kanë kthyer Dembele në një nga lojtarët kryesorë për Valverde.

Pasi u brohorit nga “Camp Nou” në ndeshjen kundër Celta Vigo, Dembele vendosi të marrë një ditë pushim para të tjerëve dhe udhëtoi në anën tjetër të botës, në Dubai. Në një udhëtim të tillë ai ka takuar një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e futbollit të vendit të tij dhe rivalin e përjetshëm të Barcelonës, Zinedine Zidane.

Së bashku, ata kanë bërë edhe një fotografi, që është bërë “virale” në rrjetet sociale. Ata kanë pozuar në një mjedis më të ngrohtë dhe të dy të veshur me të bardha. Zidane është në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në mbrëmjen-gala të “Globe Soccer Awards”, një ceremoni ku do të jenë të pranishëm, ndër të tjerë, edhe Diego Pablo Simeone me Kylian Mbappé. Për momentin nuk dihet nëse Ousmane do të vendosë të shkojë aty.

Nga ana e tij, Zinedine Zidane vazhdon me vitin e tij të pushimit, pas largimit nga Real Madridi, duke pritur një ofertë të mirë për t’u rikthyer. Pankina e Manchester United duket në horizont për të, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Related posts

ËSHTË NJË “BISHË” E VËRTETË/ E fejuara e Chicaritos të lë pa fjalë me fotot që publikon…

Isa.Autor

Georgina Rodriguez “lëshon bombën”/ Unë dhe Ronaldo do…

Sadik.Autor

“ISHTE FANTASTIKE DHE KEMI BËRË…”/ Modelja seksi zbulon detajet e natës së nxehtë me Neymarin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment