Futboll La Liga Sport

RAMOS “OUT”/ Perez do të plotësojë dëshirën e trajnerit

Portugezi i ka idetë e qarta dhe duket se ka informuar numrin një të madrilenëve për lojtarët që duhet të largohen nga skuadra në momentin e kthimit të tij.

Viktima e parë e Mou duket se do të jetë kapiteni Sergio Ramos, me ish-trajnerin e Manchester United që duket se e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për kolumbianin Davinson Sanchez.

Qendërmbrojtësi i Tottenham-it konsiderohet si një nga më të mirët e Premier League nga momenti i transferimit të tij te “Spurs” nga Ajax-i për 40 milionë euro verën e kaluar.

Mourinho e ka kërkuar lojtarin edhe kur ishte në drejtim të United, por nuk është bërë asgjë, sepse drejtuesit e “Djajve” e kanë konsideruar shumë të lartë çmimin e futbollistit dhe Tottenham nuk kishte ndërmend të përforconte një rival direkt.

Por Florentino duket se është i gatshëm t’ia plotësojë dëshirën portugezit. Presidenti i “Los Blancos”, gjithmonë sipas shtypit spanjoll, po përgatit një ofertë 60 milionë euro për të bindur Tottenham.

Ditët e Ramos se janë të numëruara…

Related posts

“I BEKUAR”/ Shfaqet duke u lutur, ja FOTO e Ronaldos që mori miliona klikime

Delo.autor

“PAGUANTE 100 MIJË EURO NË MUAJ”/ Ndihmonte 50 familje, zbulohet sekreti i Maradonës pas vdekjes

Delo.autor

DËSHIRON TË FORCOJË EKIPIN PËR SEZONIN E RI/ Ja plani rezervë që Inter ka për Edin Dzeko

Delo.autor

Leave a Comment