Futboll La Liga Sport

OFERTA E ÇMENDUR/ 150 milionë euro dhe një yll, Barça përgatit lëvizjen e bujshme

Barcelona ka gati ofertën që mund të bindë Paris Saint-Germain të heq dorë nga Kylian Mbappe, sipas “Don Balon”. Francezët janë nën presionin e UEFA-s për të respektuar rregullat e Fair Play-it Financiar dhe, siç është shkruar në ditët e kaluara, mund të jetë e detyruar të shesë një nga dy yjet e saj më të shndritshëm, Neymar ose Mbappe.

Barcelona mund t’i shkojë në ndihmë skuadrës së Al Khelaifi me një super ofertë, që do t’i siguronte katalanasve sulmuesin e ri francez dhe do ta bindte Neymar të qëndronte në Paris.

Braziliani, në fakt, do ta harronte shumë shpejt Real Madrid-in nëse “Cou” do të transferohej te PSG. Kështu, klubi katalanas është gati të ofrojë Coutinho-n (vlen 100 milionë euro) dhe 150 milionë për Mbappe.

Nëse ky operacion do të realizohet, Messi me shokë do të kishin në ekip lojtarin më të mirë të Europës dhe Real Madrid nuk do të arrinte të merrte dot Neymar. Një sukses i vërtetë për Barçën.

Related posts

“Titullin na e vodhën. Sarri? Kemi dalë në vend të dytë edhe me Mazzarri!”

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ LUFTËTARIT/ Trajneri Starova: Bëmë paraqitje të mirë, por nuk morëm…

Delo.autor

MAROTTA SYNON NJË BLERJE “BIG”/ Ofron 90 milionë euro për yllin e Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment