Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL KËRKON TË MBAJË KLOPPIN/ Kontratë të re edhe po nuk fitoi…

Pas Manchester United e Arsenal edhe ekipi i Liverpool kërkon të mbajë për shumë vite trajnerin e tij, gjermanin Jurgen Klopp, për të patur një epokë të gjatë e të lavdishme së bashku. Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, skuadra e Liverpool është gati t’i zgjasë edhe më tej kontratën trajnerin gjerman, që këtë sezon po shkëlqen si në Premier League ashtu dhe në Europë.

Kontrata aktuale e Klopp me “reds” skadon në vitin 2022, pra ka ende kohë për të diskutuar për të, por klubi kërkon të evitojë çdo problem apo pakënaqësi për të ardhmen, ndaj po përgatit kontratën e re. “Për momentin gjërat janë të qeta, situata është e mirë dhe nuk kemi përse të shqetësohemi. Unë nuk kam fituar asgjë me Liverpool, ndaj është më mirë të diskutojmë më vonë”, tha Klopp.

Viti 2022 është ende shumë larg, por drejtuesit e Liverpool kanë mbetur të magjepsur nga mënyra se si skuadra e tyre po luan dy sezonet e fundit, teksa vjet “reds” u kualifikuan deri në finalen e Champions League. Kjo dashuri për Klopp vjen edhe nga fakti se fansat e lojtarët e duan trajnerin gjerman, që duket se do të qëndrojë gjatë edhe në rast se nuk fiton asgjë me ekipin e Liverpool.

Related posts

“KOKFORTËSI SHQIPTARE”/ Sokol Cikalleshi pushton mediat turke dhe përzgjidhet në formacionin e javës

F.autor

INTER-BOLOGNA/ Inzaghi bën rotacion në sulm, i beson dyshes Correa-Lautaro (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ CHELSEAT/ Pochettino rikujton: E kam shijuar barazimin që na…

Delo.autor

Leave a Comment