Futboll Premier League Sport

FUNDI I MAKTHIT/ Ylli i Liverpoolit rikthehet në stërvitje për të parën herë pas… (FOTO)

Ylli i dëmtuar i Liverpool Alex Oxlade-Chamberlain ka zbuluar ditën e hënë se është rikthyer të stërvitet në fushë për të parën herë pas tetë muajsh.

Mesfushori anglez pësoi një dëmtim të tmerrshëm kur krisi ligamentin e gjurit në një ndeshje të sezonit të kaluar të Champions League.

Jo vetëm që dëmtimi i mohoi pjesëmarrjen në Kupën e Botës, por ai mund të humbasë edhe pjesën e mbetur të sezonit aktual.

Pas muajsh të tërë riaftësim dhe punë të lehtë në palestër, Chamberlain ka bërë përmirësime të dukshme.

Ai ka postuar një foto në Instagram, duke u treguar të gjithëve progresin e tij. “Ndjesia kur më në fund shkel bar për të parën herë pas tetë muajsh,” shkruan ai teksa shihet duke u stërvitur përkrah dy përgatitësve atletikë.

Related posts

QARRI HUMB DURIMIN/ Plas te Kamza: Presidenti pezullon “gjysmën” e skuadrës

Isa.Autor

Shpërthen Salah: Kjo që po më bëjnë është një fyerje e madhe

Sadik.Autor

Braçe reagon pas golit të Moçkës: FSHF po paracakton garën, arbitri nuk e mbyllte ndeshjen pa shënuar Teuta

Q.Autor

Leave a Comment