Futboll Seria A Sport

PAS DËNIMIT NGA INTERI/ Nainggolan: Do e tregoj në fushë sa vlej, do vijnë të…

Ka momente kur gabon dhe bën mirë të heshtësh e të presësh me qetësi momentin e duhur për të folur. Ka momente kur bën gjithçka keq dhe reagimi i nxituar është gjithnjë po aq i dëmshëm sa gabimi i parë.

Radja Nainggolan zgjedh rrugën e dytë, sepse pezullimi dhe gjoba që i ka vendosur Interi për problemet disiplinore dhe vonesën në stërvitje e kanë zemëruar pa masë.

Mediat në Itali raportojnë se mesfushori belg e ka pritur shumë keq vendimin e klubit zikaltër dhe me disa prej miqve të tij në Romë ka shfryrë, duke zbrazur dufin në disa mesazhe të shkëmbyera.

Nainggolan kërkon hakmarrje: “Do e tregoj në fushë sa vlej dhe pastaj do vijnë të më lëpihen ata interistë që po më kritikojnë”.

Nuk mbaron me kaq, sepse duket se belgu është penduar që la Romën për Interin dhe është gati të kthehet në kryeqytet.

“Tottin e kam mik, ndoshta ndërhyn ai për rikthimin tim, edhe pse e di mirë që do bëhet rrëmujë e paparë nëse kërkoj largimin nga Interi”, shfryn Nainggolan, gjithnjë e më shumë “mish i huaj” në Milano, ku u prit si goditja e madhe e merkatos verore.

Related posts

PO KËRKON SHTËPI NË SPANJË/ Mesfushori i Premier League pranë akordit me klubin e madh…

Delo.autor

MASAT EKSTREME KUNDËR RUSISË/ UEFA mbyll marrëveshjen me sponsorin kryesor të Champions League

Delo.autor

“Edhe 30 vjeç, Messi do të ishte më i miri në Premier League”

Q.Autor

Leave a Comment