Futboll La Liga Sport

KËSHILLON “KATALANASIT”/Cruyff: Kujdes me Messin, do ta keni fundin si Real Madridi me…

Forma e Real Madridit pas largimit të Cristiano Ronaldos është shenjë paralajmëruese për Barcelonën kur bëhet fjalë për Lionel Messin, sipas ish-mesfushorit katalonas Jordi Cruyff.

Ronaldo, 33-vjeçar, habiti të gjithë kur verën e fundit e braktisi Madridin për t’iu bashkuar Juventusit për rreth 100 milionë euro, pas plot nëntë sezoneve të kaluara në kryeqytetin spanjoll.

Fillimisht, Madridi pati probleme të ballafaqohej me mungesën e Ronaldos dhe momentalisht ngel tetë pikë mbrapa liderit dhe rivalit Barcelonës – edhe pse e ka edhe një ndeshje në dorë për ta zhvilluar.

Ndërkohë, Lionel Messi ka kontratë më Barçën deri më 2021, por ish-mesfushori i klubit katalonas Cruyff i ka bërë thirrje drejtuesve të mësojnë nga gabimi i Madridit.

“Ajo çfarë i ndodhi Madridit është paralajmërim për Barcelonën. Madridi ende ka lojtarë të mëdhenj, por në futboll të duhet një futbollist i cili edhe pse je duke humbur 2-0 mendon se mund të fitosh. Kështu ndodh me Messin”, tha holandezi.

“Nuk është thjesht vetëm futboll.. por edhe besim”, shtoi ai.

Messi është duke e shijuar edhe një sezon tjetër të mrekullueshëm këtë edicion, pasi i ka shënuar 21 gola në 20 ndeshje në të gjitha garat.

Cruyff beson se Ronaldo po e mbante Real Madridin të bashkuar dhe në binar sic bën Messi me Barcelonën.

Related posts

SHQIPONJËN NUK E HARRON KURRË/ Sot bën 27, por në shpirt është ende fëmijë (FOTO)

Isa.Autor

FITUESI I KUPËS SË BOTËS “RUSI 20218″/ Mbappe zbulon tre idhujt e tij në futboll

Delo.autor

RRËFEN HISTORINË E TIJ/ Gerrard: Kisha veshur fanellën e Man United, babai do të më…

Isa.Autor

Leave a Comment