Futboll Seria A

ATALANTA – JUVENTUS/ Vendasit në kërkim të fitores së parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Juventusi do të udhëtojë drejt Bergamos për t’u përballur me Atalantën e portierit shqiptar, Etrit Berishës, me qëllim që ta ruajë ecurinë e përkyer pa humbje në Serie A.

Atalanta e pret kampionin në fuqi në “Stadio Atleti Azzurri d’Italia” në Bergamo, në kërkim të fitores së parë në përballje të drejtëpërdrejt.

Në 26 ballafaqimet e deritashme, Atalanta nuk e ka asnjë fitore ndaj Juves, derisa është mposhtur plot 22 herë dhe ka barazuar katër herë tjera.

Për këtë takim, që nis në orën 15:00, Massimiliano Allegri ka vendosur ta pushojë për herë të parë Cristiano Ronaldon, golashënuesin më të mirë të skuadrës deri tani këtë sezon në Serie A me 11 gola.

Me një fitore eventuale, Juve do ta çonte në 11 pikë epërsinë ndaj përcjellësit të parë në renditje, Napolit, skuadrës që sonte do të përballet me Interin në San Siro.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Atalanta: Berisha; Mancini, Djimsiti, Masiello; Hateboer, Pasalic, Freuler, Castagne; Gomez; Ilicic, Duvan Zapata

Juventus:

Related posts

SFIDA NDAJ SAN MARINO-S PËR “KATAR 2022″/ Kombëtarja do të gjykohet nga arbitri që i solli fat… Skënderbeut

Delo.autor

“SVEN, MOS JE I ÇMENDUR?” Eriksson zbulon si dështoi transferimi i bujshëm i Beckham

Delo.autor

E FUNDIT/ Policia hyn në zyrat e Barcelonës, arrestohet ish-presidenti Bartomeu

Delo.autor

Leave a Comment