Boks

SFIDAT GJITHNJË TË NDJEKURA ME ATË/ Dana White: McGregor partneri im ideal në biznes nëse bën këtë gjë

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar sot se e vlerëson shumë punën që Conor McGregor bën me mediat, duke tërhequr shumë fansa rreth tij dhe eventet ku ai duelon janë gjithnjë të ndjekura. Për këtë arsye, numri 1 i arteve marciale mikse i ka bërë një ftesë McGregor për të punuar së bashku nëse një ditë ai do të vendosë të mos duelojë më në kafaz. Por White i ka vënë edhe një kusht, të cilin kampioni irlandez duhet ta respektojë nëse synon të punojnë së bashku.

“Conor është i përkryer për të punuar në krahun tim, por gjithnjë nëse do të vinte në orar të takimet që ai ka me njerëzit, gazetarët e fansat. Shpesh është e vështirë ta kapësh në orarin e vendin e duhur edhe pse në eventet e mëdha kjo e bën atë interesant e tërheqës. Por ai duhet të mësohet të jetë i përpiktë dhe do të ishte i suksesshëm me mua në këtë biznes, në promovimin e eventeve”, u shpreh Dana White, referuar faktit se shpesh irlandezi vjen me vonesë në konferencat për shtyp.

Related posts

FITOI DUELIN NË RING/ Por boksierja 23-vjeçare pëson ndryshimin e frikshëm në fytyrë (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Sulmohet me armë zjarri dhe dorezë të hekurt ish-boksieri shqiptar

Delo.autor

PUSHTETI I SPORTIT/ Popullariteti i McGregor “thyen” kufinjtë, merr VOTA në zgjedhjet presidencale (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment