Futboll Gossip I pakategorizuar Sport

KORONAVIRUSI/ Moderatorja sportive shqiptare, ndihmon: Marr përsipër pazarin e nënave të pamundura… (FOTO)

Koronavirusi prej pak ditësh ka filluar të përhapet edhe në Kosovë, ku deri tani numërohen disa raste të prekurish.

Pikërisht për këtë arsye shumë njerëz janë të detyruar të izolohen në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të mos përhapet ky virus. Në këtë situatë një gjest shumë të madh ka bërë moderatorja sportive shqiptare, Qëndresa Krelani.

Kjo e fundit nëpërmjet faqes zyrtare ka bërë një status ku shkruan se është e gatshme të marrë përsipër pazaret e të gjitha nënave që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak se kanë fëmijë.

“Për të gjitha femrat të cilat jetojnë vetëm me fëmijët e tyre dhe për shkak të situatës, nuk kanë mundësi të largohen nga shtëpia apo ti lënë fëmijët vetëm.

Më kontaktoni në privat. 5 ditë të javës jam në shërbimin tuaj për të kryer çdo nevojë që keni.

Çdo obligim ditor që keni kryer deri tani, për shkak të situatës që nuk mund të lëvizni, ju kryej unë.

Me mundësitë e mia. Me kontaktoni në privat.”, shkruan Krelani.

Related posts

E RËNDË/ Legjenda e UFC pëson atak në zemër

F.autor

LOJTARËT QOSE/ Ja si do dukeshin me mjekër Ronaldo me shokë… (VIDEO)

Isa.Autor

Shkodran Mustafi shënon gol të bukur për Arsenalin

Q.Autor

Leave a Comment